[wp-story]

Lajme

Daut Haradinaj: S’është e vërtetë që AAK’ja ia ka prishur raportet Kosovës me Amerikën

Daut Haradinaj: S’është e vërtetë që AAK’ja ia ka prishur raportet Kosovës me Amerikën
22:09 | 08 Gusht 2019

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk qëndron pohimi që partia e tij i ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ideja se ne ia kemi prishë raportet me Amerikën nuk qëndron. Dhe kjo është shumë gabim. Kosova ka qenë e mbështetur për muri”, ka theksuar Haradinaj në RTK.

Ai është ndalur edhe te taksa ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh. Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera