×
Zgjedhjet 2025

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO – Duhet të veprojmë tani!

FrontOnline
22 Janar 2025

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund të shtyhet më tej.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e angazhimit të duhur gjatë mandatit qeverisës , duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pa vonesa dhe pa premtime boshe.

“Përderisa disa vazhdojnë me fjalë të bukura, duke tjetërsuar vetën dhe duke manifestu një fitore të re që ajo e kaluara nuk sjelli rezultatet që gjithë pritën, Kosova po humbet mundësi që do të na mundësonin të forcojmë pozitat tona si komb. NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri, dhe ky proces nuk mund të mbetet më një premtim i pastër,” tha Haradinaj në një tubim elektoral në Prishtinë.

“Kosova po humb ritmin. Të gjitha shtetet që janë duke investuar në zhvillimin e sigurisë dhe forcimin e pozicionit të tyre në NATO janë në rrugën e duhur. Kosova nuk mund të mbetet pasive. Duhet të fillojmë tani, AAK ka planin askional dhe politika të duhura që mbështesin këtë integrim,” shton ai. “Ne kemi shumë mundësi për të ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kosova duhet të jetë një partner i barabartë, jo një spektator pasiv. Kjo është e ardhmja jonë, dhe ne e kemi këtë mundësi tani. Për Kosoven dhe qytetarët e saj, integrimi në NATO është më shumë se një çështje politike. Është çështje sigurie, zhvillimi dhe prosperiteti. Vetëm duke qenë pjesë e NATO-s mund ta sigurojmë të ardhmen dhe mundësitë që e meritojmë,” përfundoi Haradinaj.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme19 Shkurt 2025
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në...
Lajme19 Shkurt 2025
Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten...
Lajme19 Shkurt 2025
Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet...
Lajme19 Shkurt 2025
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023. “Ftojmë...
Lajme19 Shkurt 2025
Ish- deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet...
Lajme19 Shkurt 2025
Teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet  po shkon drejt fundit, në media kanë dalë lista me shifra preliminare...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.