×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Jam i bindur që Aleanca do ta marr presidencën

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se asnjëherë që nga paslufta një parti nuk ka arritur të ketë shumicën parlamentare, teksa ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

    “Keto zgjedhje janë të një rëndësie të vecantë sepse po garohet për tri pozitat kryesore të shtetit. Kurrë një parti politike pas luftës nuk i ka fituar numrat e mjaftueshëm për me e zgjedhë presidentin. Pra, duhet një kompromis në Parlamentin e Kosovës për me e krijuar një shumicë 80+1, pastaj dihet fare mirë kjo mazhorancë e kërkon shumicë parlamentare edhe për Qeverinë dhe nuk besoj se do të ketë një parti që do ta krijojë shumicën parlamentare, qoftë edhe për Qeverinë e le më për presidentin. Por, edhe partitë e tjera kanë oferta për presidentin. Ne jemi në garë për presidentin, dhe unë jam i bindur se Aleanca do ta merrë presidencën në këtë rast”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se këto javë kemi punuar fort për me dalë të jashtëzakonisht të suksesshëm më 14 shkurt, derisa ka theksuar se, “jam i bindur se do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve duke e parë terrenin, dhe vullnetin dhe energjinë që e kemi parë këto ditë më bëjnë të besoj se do të dalim shumë mirë”.

    “Ka kaluar koha e presidentave të zarfit dhe nuk janë rrethanat me pas president kukull dhe Ramush Haradinaj është autoritet i fortë dhe dhënë prova që në momente të rëndësishme ka ditë me bë kthesa, qoftë kur kishte bërë koalicionin me presidentin Rugova në atë kohë, qoftë me Thaçin, Veselin dhe pastaj kemi bërë një protestim të përbashkët me Vetëvendosjen dhe kemi bërë një bashkëpunim, pra kur bëhet fjalë për vendin kemi dhënë prova se kur bëhet fjala për Kosovën jemi të gatshëm në tavolinën e kompromisit”, ka thënë Haradinaj.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.