Bota/Rajoni

Dasma kthehet në tragjedi, vriten 18 persona e plagosen 30 të tjerë

Dasma kthehet në tragjedi, vriten 18 persona e plagosen 30 të tjerë
17:09 | 21 Korrik 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin Kaduna të Nigerisë Veriore, ku disa persona të armatosur kanë vrarë 18 të ftuar në një dasmë.

“Sulmuesit vranë 18 vetë në dasmë dhe plagosën 30 të tjerë, shumica prej tyre të rinj. Pesëmbëdhjetë vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë vdiqën në spital”, tha Bege Katuka Ayuba, kreu administrativ i qytetit, transmeton G.SH.

Ndërsa ende nuk janë identifikuar personat që bënë këtë sulm, mediat e huaja bëjnë me dije se kjo zone kohët e fundit ka qenë një vatër e dhunës vdekjeprurëse midis barinjve myslimanë “Fulani” dhe fermerëve etnikë të krishterë.

Kjo zonë, kryesisht e krishterë në Jugut të Kadunas ka pasur gjithmonë mosmarrëveshje midis fermerëve dhe barinjve për kullotat dhe të drejtat e ujit.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera