×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH për incidentin me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit: S’do të komentojmë derisa hetimi po vazhdon

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    I kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë për hetimin që është në vazhdim, tha Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, pasi u pyet nëse kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në aeroportin e Shkupit në të cilin u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se shefi i sigurisë së Gashit, me dy anëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të kryeparlmanetarit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë kërcënuar me armë dhe janë konfliktuar me policët e stacionuar aty, duke kërkuar përgjigje se pse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë përmes kontrollit të sigurisë në aeroport.

    Gashi tha se e ka dërguar sigurimin për ta qetësuar situatën.

    Çfarë mesazhi dërgon sjellja e kryeparlamentarit përsa i përket protokollit politik dhe diplomacisë, pyeti Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase. Kësaj pyetjeje, iu përgjigjën shkurt nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit: “Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë për një hetim që është në vazhdim”.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cilësoi ngjarjen në aeroportin e Shkupit “trajtim të jodinjitoz dhe të paligjshëm nga personeli i sigurisë së aeroportit” ndaj Osmanit.

    Nga aeroporti thanë se se kontrollimi i presidentes së Kosovës ishte “në përputhje me Ligjin e Aviacionit dhe rregulloret ligjore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e aviacionit civil”.

    Për këtë incident dhe për disa arsye të tjera opozita kërkon shkarkimin e Gashit.

    E majta, nga ana tjetër, ka kërkuar interpelancë për punën e Gashit për shkak të “futjes së politikave joparimore në Kuvend”.

    Sipas koalicionit “VLEN”, kërkesa për interpelancë të Gashit është eksperiment kundër NATO-s.

    VMRO-DPMNE thotë se nuk ka nevojë për zëvendësim të kryetarit të Kuvendit sepse është lokalizuar përgjegjësia dhe institucionet kanë marrë masa të menjëhershme.

    Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në MPB-në maqedonase e ka suspenduar shefin e sigurimit dhe ka hapur procedurë ligjore ndaj dy truprojave të tjerë, ndërsa i pyetur nëse do të ketë përgjegjësi për Gashin, kryeministri Hristijan Mickoski është përgjigjur se askush nuk është mbi ligjin.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Të hënën, 9 shtator, do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në njoftim, bëhet e ditur...
    Lajme08 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellur rrebeshe lokale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.