Gjuha:
×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dardanët’ janë gati për t’ju dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë

    FrontOnline
    25 Mars 2023

    Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    “Dardanët” kanë zbarkuar dje në Tel Aviv, aty ku do të përballen me Izraelin vendës, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me orën tonë lokale.

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë një postim motivues sot, duke iu dhënë kurajo djelmoshave të Alain Giresse para kësaj sfide.

    “Me formën e mirë dhe krenarinë  kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!”, shkruan shtëpia e futbollit kosovar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

    Gjithashtu, shtëpia e futbollit kosovar e postoi një fotografi paralajmëruese të ljoës, ndërsa në të shkruan edhe “Me Kosovën në Evropian”, shkruan “Gazeta Express”.

    Përkundër turbullirave të fundit në FFK, futbollistët do të mundohen të fokusohen veç në fushën e blertë, në tentim të një rezultati pozitiv në Izrael.

    E më pas, “Dardanët” të martën që vjen do të luajnë me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Sport29 Maj 2023
    Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0....
    Sport29 Maj 2023
    Kombëtarja e Italisë ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e muajit qershor. Skuadra e Roberto Mancinit përbëhet nga...
    Sport29 Maj 2023
    Luciano Spalletti ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Napolit në fund të sezonit dhe se ai synon...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.