×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallavere me gjoba në trafik, IPK kërkon supsendimin e dy komandantëve të Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    IPK-ja ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policor, nën dyshimet se të njëjtit kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Në një njoftim për media nga IPK-ja kanë thënë se hetimet për këtë rast kishin filluar kur ky institucion kishte marrë informacione se dy zyrtarë policorë të stacionit të Prizrenit, kishin hyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

    “Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se dy zyrtarë policorë (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit) kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës. Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi i patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    “Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, bëhet e ditur.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme. Krahas dekanëve,...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të mërkurën ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport, ku...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion. Hoti ngarkohej se në cilësi të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë në orën 15:00 afër zyrave të Prokurorisë Speciale. “Sot, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar me anë të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Von Cramon tha...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti...
    Vip24 Prill 2024
    Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.