Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin.Abcnews.al mëson se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.
Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.
Pasi konfirmoi vetë se ishte i infektuar, Alimadhi pati një udhëtim jo fort të lehtë nga Infektivi tek “Shefqet Ndroqi” ndërsa tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi. Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi. /abcnews.al/

Të tjera
-
13:22 | 20 Shkurt 2021
-
13:19 | 20 Shkurt 2021
-
13:17 | 20 Shkurt 2021
-
13:15 | 20 Shkurt 2021
-
13:09 | 20 Shkurt 2021
-
13:00 | 20 Shkurt 2021
-
12:59 | 20 Shkurt 2021
-
12:50 | 20 Shkurt 2021
-
12:49 | 20 Shkurt 2021
-
12:41 | 20 Shkurt 2021
-
12:33 | 20 Shkurt 2021
-
12:32 | 20 Shkurt 2021