Lajme

Dalin pamjet nga aksidenti në të cilin vdiq prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës

Dalin pamjet nga aksidenti në të cilin vdiq prodekani i Fakultetit Filologjik të Gjakovës
18:01 | 08 Maj 2021

Këto janë pamjet nga aksidenti i sotëm në aksin rrugor Milot – Morinë, ku pas përplasjes së dy veturave, ka mbetur i vdekur Fitor Ollomani 35-vjeçar.

Në vendin e quajtur “Ura me harqe” pasi ndeshjes mes dy veturave të tipit ”Benz” dhe “Volkswagen”, pos Ollomanit që nuk arriti të mbijetojë, raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona tjerë.

Fitor Ollomani mbante pozitën e prodekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Gjakovës. Ky institucion, ka njoftuar gjatë ditës dhe ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë për vdekjen e të riut Fitor Ollomani, raporton tch.

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar, Prof. Ass. Dr. Fitor Ollomani. Profesor Ollomani ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, prodekan në Fakultetin e Filologjisë dhe si studiues i zellshëm në fushën e gjuhësisë”, thuhet në një telegram ngushëllimi.

 

 

 

 

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera