Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se kur t’u kërkohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi organizimi i zgjedhjeve, si institucion do t’i organizojnë ato.
“Do t’i organizojmë zgjedhjet sa herë të na kërkohet”, tha Daka në mbledhjen e KQZ-së.
Ndonëse janë liruar pothuajse të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shtyrë për një afat të pacaktuar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Daka në mbledhjen e KQZ-së, shtoi se nuk janë në kompetenca të tyre shpalljet e zgjedhjeve në këto komuna, përveçse organizimi i tyre.
Në këtë mbledhje po diskutohet lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e planit të rekrutimit për vitin 2020. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit “Analizë e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019”, dhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Klinë, Pejë dhe Prishtinë. /koha/

Të tjera
-
08:39 | 19 Shkurt 2021
-
08:36 | 19 Shkurt 2021
-
08:33 | 19 Shkurt 2021
-
08:31 | 19 Shkurt 2021
-
08:23 | 19 Shkurt 2021
-
08:20 | 19 Shkurt 2021
-
08:20 | 19 Shkurt 2021
-
08:06 | 19 Shkurt 2021
-
08:04 | 19 Shkurt 2021
-
08:01 | 19 Shkurt 2021
-
07:53 | 19 Shkurt 2021
-
07:49 | 19 Shkurt 2021