[wp-story]

Lajme

Daka: Ne jemi të gatshëm për zgjedhjet në Podujevë kurdo që i cakton presidenti Thaçi

Daka: Ne jemi të gatshëm për zgjedhjet në Podujevë kurdo që i cakton presidenti Thaçi
14:20 | 28 Maj 2020

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës kurdo që presidenti, Hashim Thaçi cakton datën.

Daka tha se KQZ bën vetëm organizimin e zgjedhjeve dhe nuk cakton datën e mbajtjes së tyre.

“Nuk mund të caktojmë ne datën për zgjedhje në Podujevë, ne nuk i kemi shtyrë ato por presidenti i Kosovës. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo që presidenti cakton datën”, tha Daka në mbledhjen e KQZ-së, përcjell Telegrafi.

Daka tha se përderisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ende e ka të shpallur pandeminë, atëherë nuk mund të kërkojnë rivlerësimin e gjendjes nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Ndryshe, zgjedhjet në komunën e Podujevës ishin planifikuar të mbahen më 15 mars, por që presidenti Hashim Thaçi i kishte shtyrë ato për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera