×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Është ligji që u ndalon moskandidimin disa individëve, e jo unë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka mbajtur konferencë për media pas akuzave të anëtarit të kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca se është Daka ajo që po dëshiron ta ndaloj Albin Kurtin të kandidoj në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Daka tha se ndihet e kërcënuar pas këtyre deklaratave, raporton FrontOnline.

    “Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime – janë të paprecedenta dhe të rrezikshme.  Të gjithë kandidatët që dje e kanë parë vetën në listën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar si kandidat për deputetë, do t’iu them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Gjyaktës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, ka deklaruar ajo.

    “Nuk do të kisha dashur të mbaj konferencë për të mbrojtur punën time. Jam këtu për qytetarët që duan institucione kredibile. Akuzat e partive për KQZ dhe ndaj meje janë sulme ndaj kushtetutës. Të gjithë kandidatëve që e kanë gjetur vetën në listën për moskandidim ju them shkurt dhe shqip është ligji dhe aktgjykimi i kushtetueses që ua pamundëson kandidimin e jo unë” ka thënë ajo.

    Daka ka deklruar se mund të ndodh që partive politike herë u pëlqejnë vendimet e KQZ-së dhe herë-herë jo.

    “Por, megjithkëtë, këto vendime janë të bazuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me të cilin i orgaizojmë zgjedhjet. Ky ligj është në fuqi nga viti 2008, por partitë politike nuk e kanë marrë mundimin që ta ndryshojnë përmes deputetëve të tyre. Derisa partitë politike nuk e ndryshojnë ligjin, ne do ta zbatojmë ligjin që është në fuqi”, ka shtuar kryetarja e KQZ-së.

    Ajo tha se të gjithë ata që e shohim si të padrejtë mund të ankohen por që ajo do të i zbatoj në përpikëri të gjitha vendimet e organeve të gjyqësisë./FrontOnline

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.