×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Daka pasi Avokati i Popullit refuzoi ta dërgojë Osmanin në Kushtetuese

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së KQZ-së përcaktohet me ligj.

    Kështu që kërkesa e Valdete Dakës është refuzuar.

    Në lidhje me këtë Daka  ka thënë se në këtë rast Avokati i Popullit ka marrë anën e më të fortit.

    “Unë ende nuk e kam këtë vendim të Avokatit të Popullit, nuk e di në çka është thirr ky vendim. Mendoj se është për të ardhur keq kur institucioni i vetëm të cilit unë kam mundur t’i drejtohem dhe ndërmjet të cilit kam mundur ta di se a ka qenë i drejtë shkarkimi im apo jo është i heshtur. Avokati i popullit është institucioni i cili duhet t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, në këtë rast si duket ka marrë anën e atyre që janë më të fortë”, tha ajo në ATV.

    Ndërsa ka shtuar se nëse Avokati i Popullit do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj do të dihej nëse vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani ishte i drejtë.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Lajme18 Korrik 2024
    Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të...
    Lajme18 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet zyrtare nga autoritetet e Kosovës pas ngjarjes së fundit në...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.