×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq sulmon Bullgarinë dhe Maqedoninë, nuk i pëlqen marrëveshja mes tyre

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq ka sulmuar Bullgarinë dhe Maqedoninë, të cilët së fundmi po arrijnë një marrëveshje për të mbyllur problemet mes vetes.

    Serbia, ka qenë një shtet që ka ndikuar shpesh në problemet politike të Maqedonisë, ku ka edhe një pakicë të vogël kombëtare.

    Por ajo që është më e rëndësishme në këtë vend, është rritja e influencës së Sofjes në Ballkanin Perëndimor, çka shikohet gjithmonë me sy të keq nga Serbia.

    Bullgaria, një shtet që ka njohur nga të parët pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, është gjithashtu vendi i pestë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në 2008-n. Sofja ka qenë gjithmonë në gjatësi të ndryshme vale me Beogradin.

    Daçiq, tha se Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, nuk është një injorant politik dhe se ai e di se deklaratat e tij të fundit në lidhje me Bullgarinë nuk janë të vërteta, por që i duhet pëlqimi i Sofjes për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE. Në një intervistë televizive, Daçiç tha se pikëpyetja është se sa larg do të shkojë Zaev qasjen pro bullgare.

    Kryeparlamentari serb reagoi ndaj deklaratës së Zaev se Jugosllavia ishte fajtore për ndarjen e Maqedonisë nga Bullgaria dhe se kishte një administratë bullgare në atë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    “Pse e cilësoni okupimin bullgar si administratë. Bullgarët ishin në anën e Gjermanisë naziste të Hitlerit dhe ne nga jugu e dimë sa të rënda ishin krimet bullgare. Ata po pështyjnë në luftën e tyre antifashiste. Këtu nuk është më Jugosllavia, çfarë po prisni. të etur për të përqafuar, ata nuk do të presin për vitin 2020”, tha Daçiq.

    Kryeparlamentari serb shtoi se nuk do të donte që askush të mendonte se ai pendohej për Jugosllavinë, për të cilën deklaroi se dita kur u krijua ajo, ishte një ditë e pafat për popullin serb.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.