×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Nuk jemi optimistë se marrëveshja me Kosovën do të kënaq interesat nacionale serbe

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar me deklarata lidhur  me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se suksesi në dialog varet nga ajo se sa pala kosovare është e gatshme për kompromis.

    “Nëse ata mendojnë se kompromisi dhe zgjidhja është që ne thjesht ta njohim Kosovën, duhet ta dinë që është jo reale dhe askush nuk mund ta kërkojë këtë”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

    Shefi i diplomacisë serbe shtoi se qëllimi i tyre është që Serbia të ruajë interesat e saj nacionale dhe shtetërore.

    Më tej ai ka thënë se tash e tetë vjet, po luftuar për temën e Kosovës.

    “Në këto tetë vjet, ne kemi filluar negociata serioze dhe dialogu duhet të vazhdojë. Sigurisht se ne kemi bërë edhe diçka të gabuar. Së pari, fakti që ne iu drejtuam Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, të cilën ata e përdorin sot si alibi se gjithçka është zgjidhur, dhe tjetra është se Tadiq e ndryshoi vendimin e Qeverisë dhe rezolutën e paraqitur të Jeremiqit e barti në Bruksel”, tha Daçiq.

    Siç thotë ai, çfarëdo që të bëhet dhe çfarëdo marrëveshje të arrihet, ajo duhet të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    “Ekziston dëshira për të shpejtuar negociatat, por edhe një mungesë idesh se cili do të ishte ai kompromis”, tha Daçiq, duke theksuar se Beogradi e ka thënë qartë se do të vazhdojë dialogun pas zgjedhjeve.

    “Dashtë Zoti që të zgjidhet kjo dhe ne të kënaq interesat tona nacionale, por nuk jemi shumë optimistë”, tha Daçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një...
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri  e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka deklaruar se “rënia e partisë” nuk mund...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britanisë së Kosovës ka organizuar një mbrëmje, ku...
    Lajme19 Mars 2025
    I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi dhënien e mbrojtjes. Ai mohoi se e ka njohur tani...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dënuar deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar...
    Sport19 Mars 2025
    Klubi i futbollit të femrave Ulpiana 1992 ka shprehur indinjatën e thellë ndaj vendimit të Komisionit të Garave të futbollit të femrave...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.