×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq: Nëse s’do ta formonte Kosova Gjykatën Speciale, atë do ta bënte Këshilli i Sigurimit

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se e ka pritur qëmoti arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësve tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së.

    Daçiq tha se Gjykata Speciale është rezultat i presionit të madh publik pas raportit të Dick Martyt, dhe se nëse Kosova s’do ta formonte këtë gjykatë, ajo do të ngritej përmes Këshillit të Sigurimit.

    “Sinqerisht, e prisja shumë më herët. Ajo gjykatë nuk ka bërë asgjë për vite me radhë kur bëhet fjalë për ngritjen e aktakuzave. Por duhet të them se kjo gjykatë nuk ishte rezultat i vullnetit të mirë të bashkësisë ndërkombëtare, por i një presioni të madh publik pas raportit të Dick Martyt. Nëse Kosova nuk do të kishte rënë dakord ta formonte një gjykatë me seli në Hagë, do ta kishte formuar Këshilli i Sigurimit, ishte vendim shumë i qartë”, tha Daçiq për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

    Ai tha se është koha për drejtësi dhe pajtim dhe se të gjithë ata që kanë kryer krime duhet të dënohen.

    “Mbi të gjitha, është koha për drejtësi dhe pajtim. Kjo do të thotë që ne duhet të përpiqemi që të gjitha krimet të hetohen dhe sanksionohen. Kushdo që ka kryer krimet duhet të mbajë përgjegjësi. Pavarësisht nëse është serb apo shqiptar, nuk ka rëndësi”, tha Daçiq.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.