×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Mos të provojnë t’i sjellin Serbisë “non-paper” lidhur me Kosovën

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Me rastin e vizitës së paralajmëruar në Beograd dhe Prishtinë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan të shtetit për Evropën Matthew Palmer, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiqi,  tha se është reale të pritet që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të veprojnë bashkarisht në Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tij, ka ndryshuar çasja e tyre.

    Daçiq, duke folur në “TV Pink”, tha se pret presion të ashpër në lidhje me çështjen e Kosovës, por vuri në dukje se, megjithatë, situata në terren është e ndryshme tani dhe se Serbia nuk është më në një situatë “vetëm të dëgjojë dhe të shohë se si reagojnë fuqitë e mëdha”, transmeton Telegrafi.

    “Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të pranojmë të shantazhohemi. Nëse dikush planifikon të sjellë një ‘non – paper’ në Serbi, le të mos humbasin kohë”, tha Daçiq.

    Ai vuri në dukje qëndrimin e përsëritur të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia dëshiron kompromis dhe marrëveshje, por nuk pranon kurrfarë shantazhe që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

    “Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, nuk kemi qenë kurrë në favor të nënshkrimit të diçkaje, e që pastaj të mos e zbatojmë, siç ka bërë Prishtina. Do të ketë presion të rëndë, por nëse dikush dëshiron marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, tha Daçiç.

    I pyetur nëse ‘non paper’ mund të jetë rezultat i vizitave të paralajmëruara të Lajçakut dhe Palmer-it, Daçiç tha se ato vizita mund të arsyetohen me zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë dhe për të parë se si do të jetë situata kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut, por që më shumë se kaq nuk mund të pritet sepse, siç tha ai, qeveria e Kosovës nuk është formuar ende.

    “Ajo qeveri do të jetë shumë ekstreme, ata refuzuan çdo dialog, nuk është asgjë optimiste tani në kuptimin se pala shqiptare është e pafajshme dhe se dikush e sheh fajtorin tek ne, kjo nuk është më ashtu”, tha Daçiq. /Front Online/

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.