×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Daçiq-Gjukanoviqit: Edi Rama ndërhyri në zgjedhjet e Malit të Zi, jo Vuçiq

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se as Serbia dhe as presidenti i saj Aleksandar Vuçiq nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

    Ashtu si kryeministrja Ana Brnabiç, edhe Daçiq iu referua një deklarate të presidentit malazez Milo Gjukanoviç sipas të cilit Vuçiq dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia.

    “ Nuk i bëri Vuçiq thirrje qytetarëve malazezë të dalin e të votojnë, këtë e bëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të tjerë, e kjo për Gjukanoviç, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme”, tha shefi i diplomacisë serbe.

    Daçiq theksoi se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortdokse serbe “ pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve I shpalli në 30 gusht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilit treguan se tre koalicionet e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit malazez.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.