×
  • Sport
  • Sport

    Daci: Ndjenjë e veçantë të luaj në elitën e basketbollit në Turqi

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Saranda Daci ka debutuar në elitën e basketbollit turk, për skuadra Bursaspor, që pësoi humbje nga Antalya 76:75.

    Ky është një hap i madh në karrierën e basketbollistes nga Peja, por edhe për basketbollin femëror në Kosovë, përcjell FrontOnline.

    “Kjo ka qenë ndeshja e parë për mua në Ligën e Turqisë, ku edhe njihet mjaft mirë në Evropë, si një ndër ligat më të forta evropiane. Ishte një ndjenjë e mirë dhe e veçantë për mua, për shkak se ishte ndeshja debutuese dhe shumë dramatike, sa që edhe humbëm në sekondat e fundit për vetëm një pikë”, është shprehur Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

    Ajo foli edhe për debutimin e saj.

    “Ka qenë një paraqitje e mirë, pasi për 18 minuta sa isha në lojë kisha gjashtë pikë, pesë kërcime, katër asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë. Kam marrë besim se mund të jap edhe më shumë në ndeshjet tjera, ku së bashku me vajzat e ekipit do të luftojmë për më të mirën deri në fund”, shtoi tutje basketbollistja pejane.

    Një nga basketbollistet kryesore të Përfaqësueses së Kosovës, ka folur edhe për mikpritjen në Turqi.

    “Në Turqi po ndihem si në shtëpinë time mbase për shkak që njerëzit janë të afërm sikur te ne, por edhe kultura mes vendit tonë dhe Turqisë është pothuajse e afërt. I falënderoj për mikpritjen si vajzat që janë të mrekullueshme me një atmosferë dhe harmoni të mirë po ashtu njëjtë edhe stafi që janë të palodhshëm”, nënvizoi Daci, e cila më parë ka luajtur edhe në Superligën e Republikës së Çekisë, kurse në Kosovë ka fituar shumë trofe me Penzën, Prishtinën dhe Bashkimin.

    “Të luaj në një ligë, siç është kjo në Turqi do ta cilësoja si një vlerë të madhe në karrierën time”, përfundoi Saranda Daci./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.