×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo posedon rezidenca luksoze dhe vetura në vlerë 53.4 milionë euro

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Jeta e Cristiano Ronaldos ka qenë një kapërcim drastik nga një fëmijë i varfër në zotërimin e pallateve gjithëpërfshirëse si një legjendë e Portugalisë.

    Ikona e Manchester United ka shtëpi dhe vetura në vlerë më shumë se 45 milionë funte (53.4 milionë euro), nga një mega-rezidencë në Madeira me vlerë shtatë milionë funte dhe një veturë sportive të tipit “Bugatti” prej 8,5 milionë funtesh, e deri te një Mercedes modest prej 14,000 funtesh (16 mijë euro).

    Por nëse e gjithë pasuria e tij mund të mbushte vetëm një nga 20 veturat e tij luksoze, atëherë vlera e shtëpive dhe automjeteve të tij mezi do të zinte një vend të vetëm pasagjer.

    Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, 36 vjeç, mendohet të ketë një vlerë neto prej rreth 363 milionë funtesh (431 milionë euro).

    Dhe gjatë gjithë karrierës së tij ai me sa duket ka fituar, shpenzuar dhe investuar rreth 789 milionë funte (937 milionë euro).

    Për 363 milionë funte (431 milionë euro) mund [me sa duket] të kishte nisur një anije kozmike në hapësirë (gjë e cila kushton 335 milionë funte apo afërisht 397 milionë euro) dhe të kishte ende mjaftueshëm para për të blerë një aeroplan privat.

    Ose nëse shkuarja e hënë nuk i lë përshtypje, me para të tilla një njeri mund të blejë edhe gjithë ekipin e Newcastle – i cili kushton rreth 300 milionë funte (356 milionë euro).

     

    Në vend të kësaj, Ronaldo ka investuar në prona dhe dashurinë e tij për veturat.

    Gjithçka është aq larg nga një fëmijëri e vështirë, ku ai u përjashtua nga shkolla, u diagnostikua me një sëmundje të zemrës dhe u rrit në një zonë të privuar të Madridit me një baba alkoolik.

    Tani ‘portofoli i pasurive të paluajtshme’ të tij vlerësohet në më shumë se 23 milionë funte (27.3 milionë euro), në krye me një rezidencë katërkatëshe në Madeira të blerë vitin e kaluar.

    Prej andej, Ronaldo, partnerja e tij Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre mund të zhyten në një pishinë… ndërsa shikojnë detin dhe imagjinojnë jetën me binjakët që Georgina pret të sjell në jetë verën e ardhshme.

    Pasi iu bashkua United në vitin 2003, Ronaldo bleu një rezidencë në vlerë 3 milionë funte (3.5 milionë euro) – padyshim duke përfshirë gjërat thelbësore të pishinës së brendshme, dhomës së kinemasë, dhomës së avullit, palestrës dhe xhakuzit.

    Që atëherë ai i shtoi armatës së tij të banimit një apartament në qytetin e New Yorkut, një shtëpi pushimi ngjitur me superyllin irlandez të UFC-së, Conor McGregor, në Marbella dhe një rezidencë në Torino.

    Megjithatë, me siguri, shpenzimi më tronditës i Ronaldos është 11.5 milionë dollarë (8.5 milionë funte apo afërisht 10 milionë euro) që ai shpenzoi për të blerë vetëm një nga dhjetë veturat e serisë unike “La Voiture Noire” të markës “Bugatti” në botë.

    Ronaldo e mori atë në tetor pasi thuhet se e kishte porositur vitin e kaluar.

    Ai tashmë ka ‘CR7’ të skalitur në mbështetësen e kokës të dy “Bugatti”-ve të tjerë të tij.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Sport20 Korrik 2024
    Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25. Në listën e trajnerit Thiago...
    Sport20 Korrik 2024
    Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e vendit të tyre, të dorëzuar nga...
    Sport20 Korrik 2024
    Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, shprehet i emocionuar për sfidën ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës, e cila do të...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.