×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cramon: Nuk mund ta marr seriozisht udhëheqësinë serbe, po mbrojnë trafikim me qenie njerëzore

    FrontOnline
    21 Nëntor 2021

    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se nuk mund ta marr seriozisht udhëheqjen e Serbisë më, pasi sipas saj, shteti serb po e mbron trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne.

    Këto komente, Cramon i bëri duke thënë se në raportet e fundit, rreth 500 punëtorë vietnamezë jetojnë dhe punojnë në kantierin e ndërtimit të një kompanie kineze në kushte çnjerëzore.

    Më tej, ajo tha se këta punëtorë punojnë 26 ditë në muaj, nëntë orë në ditë dhe pa mjete mbrojtëse personale në punë.

    “Raportet tregojnë se ata po ashtu jetojnë në baraka të mbipopulluara pa sisteme të duhura ngrohjeje apo kanalizimesh, energji elektrike të pamjaftueshme dhe ushqim të pamjaftueshëm”, thuhet në reagimin e Cramon dhe të disa eurodeputetëve të tjerë.

    Tutje, Cramon tha se është krejtësisht e papranueshme që një shtet që aspiron BE-në të tolerojë ndërtimin e një fabrike të tillë, ku thuhet se trafikon dhe shfrytëzon qeniet njerëzore, teka i bëri thirrje ministrisë së Punës, ministrisë së Brendshme dhe Zyrës për Koordinim të Veprimtarive Kundër Trafikimit si dhe Prokurorisë që të reagojnë në lidhje me këtë.

    Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, të cilët i replikuan Cramon duke thënë se kjo është vetëm një përpjekje për ta satanizuar Serbinë.

    “Selakoviq i vlerësoi akuzar e Viola von Cramon për “skllavërinë moderne” dhe “përdorimin e trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim pune” si një përpjekje tjetër për të satanizuar Serbinë”, është shprehur Selakoviq.

    Tutje, Selakoviq tha se presin kritika konstruktive nga Cramon dhe çdo eurodeputet tjetër.

    Ndërsa, Cramon iu kundërpërgjigj Selakoviqit duke thënë se në vend që t’u kërkojnë falje punëtorëve vietnamezë për kushtet çnjerëzore, udhëheqsia serbe po e mbron trafikimin e qenieve njerëzore.

    “Nuk mund ta marr më seriozisht këtë udhëheqje. Në vend që t’u kërkojnë falje punëtorëve vietnamezë për kushtet çnjerëzore (një vendim i duhur do të merrte përgjegjësinë për këtë), ata mbrojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe #skllavërinë moderne duke më fajësuar mua. Bëni një kontroll dhe filloni të sundoni vendin tuaj”, ka shkruar Cramon.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.