×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid/Mbyllen 14 shkolla, 130 nxënës të infektuar

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Shkolla fillore e mesme e ulët “Xhemail Mustafa”, në lagjen Dardania, po vazhdon të qëndrojë e mbyllur qysh nga e premtja pasi që disa nxënës dhe mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

    Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.

    “Aktualisht prej 240 mostrave që janë marrë nga stafi teknik, stafit edukativ dhe gjithashtu edhe nxënësve, prej tyre kanë rezultuar pozitiv 4 mësimdhënës dhe 18 nxënës”, ka thënë ajo, për Front Online.

    Si kjo në kryeqytet të mbyllura aktualisht janë edhe shkolla “Dëshmorët 1921”, shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe “Anton Zako Çajupi”.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunë, Shpresa Shala, ka thënë për Front Online, që të njëjtat janë mbyllur pas shtimit të rasteve me Coronavirus.

    “Për momentin i kemi katër shkolla të mbyllura kurse numri i nxënësve të infektuar nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 82, kurse i stafit (mësimdhënës, menaxhment i shkollave, punëtorë teknik është gjithsej 40)”, ka thënë ajo.

    Shala theksoi se përderisa situata është nën kontroll, nuk ka nevojë për mbyllje.

    “Për momentin situata është nën kontroll dhe përderisa nuk ka numër të madh të infektuarve në shkolla, nuk ka arsye për mbyllje”, ka thënë drejtoresha.

    Në ndërkohë kundër rikthimit të mësimit online, kanë dal prindërit. Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve në Kosovë, ka thënë që ky lloj mësimi ka qenë i paefektshëm.

    “Të gjithë prindërit janë të interesuar që mësimi të vazhdohet në shkolla sepse është treguar që ky lloj mësimi ka qenë i paefektshëm”, ka thënë ai për Front Online.

    Kundër mësimit Online ka dal edhe SBAShK-u. Kryetari i kësaj sindikate tha për Front Online, që ky lloj mësimi është i vështirë për tu realizuar.

    “MAShT e ka një shifër zyrtare prej 9000 nxënësve të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të kyçur në mësimin online dhe situata e tillë mund të përsëritet edhe tani, urojmë që nuk vijmë deri te mësimi online sepse është tepër i vështirë për t’u menaxhuar”, u shpreh Jashari.

    MASH-i për Front Online ka konfirmuar se në nivel vendi numri i nxënësve të infektuar me Coronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148. Poashtu gjatë kësaj kohe janë mbyllur 14 shkolla, një në Istog , një gjimnaz dhe një shkollë fillore në Pejë, tri shkolla në Prishtinë dhe tetë shkolla në Lipjan.

    Nga ministria është konfirmuar poashtu se mësimi online është në dispozicion në rast se ka më shumë mbyllje të shkollave.

     

    https://www.youtube.com/watch?v=Wy9Vqr0JcIc&t=1s

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.