×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Covid-19/ Suedia kryen studimin: Imuniteti, më i madh nga sa mendohet

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Suedia u kritikua për qasjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi në kohën kur Covid-19 përhapej me shpejtësi në Europë, ajo zgjodhi të mos ndiqte rrugën e karantinës. Shumë zëra thanë se kjo qasje nuk pati efekt për imunizimin në masë. Por ndërkohë, imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar.

    Një studim i ri i realizuar nga Instituti suedez Karolinska dhe Spitali Universitar Karolinska, tregoi se shumë persona me simptoma të lehta dhe ata që janë asimptomatikë, kanë imunitetit të ndërmjetësuar nga qelizat T.

    Kjo edhe është arsyeja se pse studiuesit kanë arsye të besojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa që tregojnë testet e antitrupave. “Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e gjakut që është e specializuar në njohjen e qelizave të infektuara nga virusi, dhe janë thelbësore për sistemin imunitar. Analizat e avancuara lejojnë hartimin e përgjigjeve të qelizave T gjatë dhe pas infeksionit me COVID-19.

    Rezultatet tona kanë treguar se dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupat”, thotë Marcus Buger, profesor në Qendrën për Mjekësi Infektive në Institutin Karolinska dhe një nga autorët e studimit. Rezultatet tregojnë sipas tij se imuniteti ndaj COVID-19 është ndoshta më i lartë sesa që kanë treguar testet e antitrupave, dhe ky konsiderohet një lajm shumë mirë nga perspektiva e shëndetit publik.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, Edi Rama, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë: Lirohet, Donika...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Duke komentuar sulmet e formacioneve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, njëherësh...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Policia malazeze ka arrestuar një shtetas serb të kërkuar nga Kosova për krime lufte “Zyrtarët e Sektorit Kundër Krimit, duke kryer një...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dalë më një reagim lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku u...
    Lajme25 Shtator 2023
    Manastiri i Deçanit i ka quajtur dezinformata raportimet se janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës, ku të dielën u futën 30...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, Edi Rama, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë: Lirohet, Donika...
    Lajme25 Shtator 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u...
    Lajme25 Shtator 2023
    Duke folur për sulmet vrastare dhe terroriste të djeshme në fshatin Banjskë të Zveçanit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha se BE “dënon...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Duke komentuar sulmet e formacioneve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, njëherësh...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.