×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 nuk e ndalë SBASHK-un, 400 mësimdhënës nisen për pushime në Shqipëri

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Ndonëse situata me coronavirus në vend tashmë po konsiderohet të jetë jashtë kontrollit, kjo nuk po i ndalon SBASHK-un që të dërgoj mësimdhënësit në pushime në Durrës.

    400 mësimdhënës për pesë ditë do të qëndrojnë në kompleksin turistik “Bonita” në Durrës. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Jasharaj ka thënë se kërkesa për të shkuar në pushim ani pse në kohë pandemie ka qenë e mësimdhënësve, dhe se do të bëjnë çmos që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

    “Të gjitha vendimet për angazhimet e SBASHK-ut i sjell Këshilli Drejtues që është organi më i lartë i SBASHK-ut në mes të dy kongreseve. Këshilli Drejtues ka vendosur me kohë që të vazhdohet me traditën e filluar para disa viteve për dërgimin e një numri të caktuar të anëtarëve në bregdetin shqiptar. Kësaj radhe ishte një situatë më ndryshe dhe prandaj kemi komunikuar vazhdimisht me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve dhe me vetë të përzgjedhurit nga shkollat e njësit akademike, ata janë shprehur se duan të shkojnë në pushime edhe në këto rrethana të reja dhe ne stafi qendror jemi me ta dhe do të bëjmë çmos që të respektohen masat e institucioneve përgjegjëse”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.Jasharaj ka theksuar se mësimdhënësit janë të ndarë në dy grupe dhe se grupi i parë është nisur sot.

    “Mësimdhënësit janë të ndarë në dy grupe me nga 200 persona. Grupi i parë i mësimdhënësve është nisur sot, aty do të qëndrojnë për pesë ditë ku një ditë pastaj do të pauzojmë për shkak që kompleksi të dezinfektohet, dhe pastaj do të niset edhe grupi i dytë poashtu prej 200 mësimdhënësve”, tha Jasharaj.

    Kryetari i SBASHK-ut bëri të ditur se kompleksi hotelier “Bonita” ku do të akomodohen mësimdhënësit ka kapacitete shumë më të mëdha të akomodimit.

    Ai theksoi se masat e kujdesit janë në nivel të duhur dhe çdo gjë do të shkojë mbarë.

    Ndryshe në Shqipëri deri më tani janë infektuar 2893 persona ndërkaq 76 kanë humbur jetën.

    Kurse në Kosovë numri i të infektuarave nga COVID-19 ka arritur në 3508 kurse 75 persona kanë humbur jetën.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni...
    Lajme14 Janar 2025
    Vazhdon sot në Hagë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seanca nis në ora 09:00 dhe është paraparë të vazhdojë...
    Lajme14 Janar 2025
    Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të regjistrohen ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale nga 0°C...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Gresa...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. Xheneta tha...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.