Lajme

Covid-19 në Kosovë: 2762 raste aktive, 150 të vdekur dhe 286 pacientë të hospitalizuar

Covid-19 në Kosovë: 2762 raste aktive, 150 të vdekur dhe 286 pacientë të hospitalizuar
07:29 | 23 Korrik 2020

Dje në Kosovë është shënuar rekord i rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 241 raste pozitive nga vetëm 419 persona të testuar për virusin COVID-19.

Me 241 rastet e sotme numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6286 raste.

Prej të gjitha rasteve pozitive me 143 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit gjithsej raste të shëruara janë 3369, ndërsa 150 pacientë kanë gjetur vdekjen të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2762.

E kështu, nga numri i rasteve aktive me koronavirus, 286 po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raporteve nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, 14 pacientë janë në gjendje të rënduar me 14 respiratorë, e po ashtu 32 të tjerë me CPAP, që po ashtu janë me gjendje të rëndur shëndësore.

Për detaje të tjera, shihni tabelën, e cila tregon statistikat në detaje për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.

KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë

Të tjera