×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 i pranishëm në Itali që nga dhjetori, zbulohen gjurmë në mostrat e ujërave të zeza

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    “Koronavirusi ka ekzistuar në sistemet e ujërave të zeza në Milano dhe Torino që me 18 dhjetor, 2 muaj përpara se rasti i parë me Covid-19 të regjistrohej në Itali”.

    Studimi është pjesë e një testimi rutinë mbi virologjinë mjedisore, që prej vitit 2007 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

    Në total, 40 prova janë analizuar nga tetori 2019 deri në shkurt 2020.

    Testimet në spitale të rajonit bregdetar të Ligurias kanë treguar gjithashtu se virusi me shumë mundësi ka ekzistuar në fund të vitit të kaluar.

    Rasti i parë i raportuar nga Italia është lidhur me një burrë që kërkoi trajtim në mes të muajit Shkurt, pavarësisht se disa njerëz që vinin nga jashtë janë diagnostikuar me sëmundjen më herët gjatë muajit dhjetor. Studimi i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetit mund të kontribuoi në zbulimin e fazës së parë të qarkullimit të virusit në Itali, sipas La Rosa.

    Rezultatet janë në përputhje me testime të ngjashme të ndërmarra në ujërat e zeza në Barcelona dhe me provat klinike të pacientëve të shtruar në spital në Francë, që treguan gjurmë biologjike që në dhjetor.

    Ndërkohë në Spanjë një studim gjeti gjurmë të virusit në ujërat e zeza të gjetura në mes të janarit në Barcelonë, rreth 40 ditë para se të zbulohej rasti i parë lokal.

    Instituti thotë se synon të fillojë një projekt për monitorimin e ujërave të zeza në vendpushimet turistike në korrik me synimin për të ngritur një rrjet mbarëkombëtar të monitorimit të ujërave të zeza këtë vit.

    Gati 35,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Itali, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Tetë trupa të pajetë janë gjetur në ditët e fundit në Parkun Kombëtar El Veladero në Meksikë. Njoftimi u dha dje në...
    Të tjera
    Sport23 Shtator 2023
    Sot nis java e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll. Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje,...
    Kronika23 Shtator 2023
    Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete sociale për publikimin e disa videove të saj...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër. Sipas viktimës,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht. Kjo ka çuar në total vlerën...
    Sport23 Shtator 2023
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë. Këtë të shtunë në program...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.