×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19, 223 qytetarë dhe 5 biznese do të gjobiten për mosrespektim të masave në Prishtinë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë masa të reja për ta ndaluar përhapjen e pandemisë së Coronavirusit, pasi që numri i të infektuarve ka shënuar rritje, raporton Front Online.

    Sipas vendimit të Qeverisë, vendosja e maskës nga qytetarët është bërë e obligueshme si dhe është kufizuar lëvizja dhe është bërë mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

    E për zbatimin e këtyre masave në aksion është vënë Inspekcioni Komunal dhe Policia e Kosovës.

    Nga dita e hënë në Komunë e Prishtinës, nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës, janë gjobitur pesë biznese dhe iu janë marrë shënimet 223 qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat e marra nga Qeveria e Kosovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

    “Masat janë duke u respektuar,  përjashto të hënë që nuk ka pasur respektim të madh të masave ku shumica nuk i kanë respektuar, por prej të hënë situata është më e mirë, deri më tani janë dënuar biznese dhe qytetarë të cilët do të përcjellën në Inspektoratin sanitar ku do t’iu shqiptohen dënimi përmes gjykatës. Deri më sot 223 qytetarëve iu janë marrë të dhënat dhe pesë  biznese janë dënuar për mosrespektim të masave të Qeverisë dhe këto masa janë të thjeshta mbajta e maskës dhe mbajtja e distancës asgjë tjetër”, tha Nushi për Front Online.

    Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e aparaturës për teste serologjike.

    Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Front Online, foli edhe për testet serologjike të cilat do të fillojnë të bëhen në këtë Komunë.

    Ai tha se në dispozicione i kanë 10.800 teste dhe se aparatura po testohet te stafi i Komunës, më pas përmes një njoftimi do t’i njoftojnë qytetarët të cilët kanë simptoma apo janë raste të kontaktit se kur mund ta bëjnë testin.

    “Prej dje komuna e Prishtinës i ka marrë testet sterologjike dhe jemi duke e testuar aparaturën do të dalim me një njoftim se kur do të fillon edhe testimi i qytetarëve apo personave të cilave duhet të iu merren mostrat. Tani e kemi një aparaturë dhe jemi duke i pritur edhe tri aparatura tjera. Ky aparat është i vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare te “Mensa e Studentëve”, por pa i lajmëruar ne qytetarët nuk mund të shkojnë pasi që aparatura është në testim se çfarë rezultate po japin, testet kryesore po bëhen te stafi i Komunës ne jemi duke i testuar aparaturat të stafi i Komunë në mënyrë që të jemi korret me qytetarët, jemi furnizuar me 10.800 testet serologjike” , tha Nushi për Front Online.

    Numri i të infektuarve me Coronavirusit në dy javët e fundit në Kosovë ka shënuar rritje, e komuna e cila ka më së shumit të infektuar është Komuna e Prishtinës. Në këtë komunë gjithsej janë 1251 raste aktive./Front Online/

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Mbrëmjen e së shtunës, në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe iu...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Pejë, derisa dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të tij. Sipas policisë, viktima...
    Lajme13 Korrik 2025
    Gazmend Syla, Kryetar i Degës së OVL-UÇK-së në Pejë, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.