×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Coronavirusi/ Studimi mbi pasojat e izolimit, fëmijët kanë frikë dhe ankth

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Karantina ka ndikuar shumë mbi gjendjen psikologjike të fëmijëve; 65% e atyre  nën 6 vjeç dhe 71% e atyre më të rritur kanë pasur siaps një studimi të fundit probleme të ndryshme të sjelljes dhe simptoma regresioni të gjumit. Studimi u krye nga spitali pediatrik Gaslini në Xhenova gjatë periudhës së izolimit ndërmjet 24 Marsit dhe 3 Prillit, tre javë pas fillimit të karantinës.

    Fëmijët më të vegjël, nën 6 vjeç, në qindra raste kanë shfaqur nervozizëm, vështirësi në gjumë, zgjim nate, ankth, frikë e të qara pakontrollueshme. Tek adoleshentët, është diktuar një ndjenjë gulcimi, probleme me gjumin, vështirësi për t’u zgjuar, nervozizëm I shoqëruar me ndryshim të humorit, përdorim jo i duhur i mediave sociale dhe bashkëpunim të dobët në aktivitetet e vendit.

    “Hulumtimi konfirmon frikën dhe të dhëna të mëhershme që kemi pasur”, shpjegoi zëvëndesministrja italiane për shëndetësinë, Sandra Zampa. “ Këto muajt e fundit, ka pasur shpesh diskutime për izolimin dhe gjendjen e fëmijëve. Hetimi konfirmon se duke qenë të detyruar të mbyllen në shtëpi, pa shokë, pa shkollë, pa gjyshër dhe xhaxhallarë dhe pa atë seri zakonesh që përbëjnë në fakt për ta një element sigurie, pasojat tek shumë fëmijë, kanë qenë të konsiderueshme”, shton ajo.

    Për psikiatrin Fabrizio Starace, anëtar i grupit punues të Vittorio Colao, të dhënat e hulumtimit “nuk janë befasuese dhe konfirmojnë shtrirjen e këtij fenomeni, të ndjerë nga të gjitha familjet italiane me fëmijë”, ndërsa thotë se duhet përcaktuar sa më shpejt një rutinë e përditshme për ta, e cila përfshin lojëra dhe aktivitete fizike “.

    Nga Rubrika
    Lifestyle01 Nëntor 2024
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ky muaj është i mbushur me mundësi për zhvillim personal dhe përmirësim në...
    Lifestyle31 Tetor 2024
    A keni ndjerë ndonjëherë një ndryshim në humor kur bie shi, apo një rritje energjie kur dielli ndriçon? Shumë studime kanë treguar...
    Lifestyle30 Tetor 2024
    Sipas revistës shkencore “Nature”, shkencëtarët kanë arritur të përdorin për herë të parë teknikën e korrigjimit të gjeneve për të ndaluar sëmundjen...
    Të tjera
    Kronika03 Nëntor 2024
    Një i mitur dyshohet se ka plagosur aksidentalisht vëllanë e tij të vogël në Suharekë. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te...
    Kronika03 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht familjaren e tij. Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa viktima...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Në Postenje të Leposaviqit, policia gjatë patrullimit afër vijës kufitare kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Sipas policisë viktima...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë akuzuar partinë në pushtet për keqpërdorime dhe afera korruptive. Theks...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj, për FrontOnline, ka folur për para fushatën e partive politike, ku ka treguar edhe arsyen se përse...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.