×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Coronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë jep tender 1 milion euro pa njoftim të kontratës (Dokumente)

    FrontOnline
    14 Prill 2020

    Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia, ka dhënë tender në vlerë prej rreth 1 milion euro për furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Coronavirus për një periudhë tre mujore, proces ky i prokurimit i zhvilluar nëpërmjet procedurës së negociuar dhe pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton portali “Front Online”.

    Tenderin e ndarë në disa lote e kanë fituar tri kompani: Lego SHPK, Agani dhe Liri Med.

     

    Sipas dokumente që posedon “Front Online”, kompania Lego ka fituar tenderin për furnizim me barin “Tazocin” në vlerë prej mbi 23 mijë euro, mbi 18 mijë euro për furnizim me “Vancomycin”, mbi 23 mijë euro për furnizim me “Pantoprazol”, rreth 30 mijë euro për furnizim me “Aminosteril”, mbi 151 mijë euro për furnizim me ushqim parenteral “Nutriflex”, rreth 60 mijë euro për furnizim me Paracetamol 1000 mg, mbi 50 mijë euro për furnizim me Analgin 500 mg, mbi 11 mijë euro për furnizim me Propophol 200 mg dhe 15600 euro për furnizim me Etomidat 500 mg.

    Ndërsa kompania “Agani” ka do ta furnizoj Ministrinë e Shëndetësisë me Morphina 20 mg në vlerë mbi 16 mijë euro.

    Kompania “Liri Med” do ta furnizoj Ministrinë me Fentanyl 2 ml në vlere prej rreth 16 mijë euro.

    Përndryshe, në Kosovë janë 377 raste të konfirmuara me Coronavirus, prej të cilave 306 janë active, 8 persona janë të vdekur dhe 63 të shëruar.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.