Një lajm tragjik vjen nga Britania e Madhe, ku mediat vendase kanë raportuar se një foshnjë 13-ditëshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Nuk dihet nëse fëmija i sapoardhur në jetë kishte sëmundje të tjera të trashëguara ose bashkëshoqëruese, ndërsa mendohet se është viktima më e re në moshë e Coronavirusit në Britaninë e Madhe.
Kjo ngjarje vjen pasi pak ditë më parë Spitali i Fëmijëve në Sheffield konfirmoi vdekjen e një vogëlushi, i cili u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën.
Spitali, i cili nuk ka konfirmuar moshën e fëmijës, tha se viktima u testua pozitivisht për Covid-19, por shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.
Në 24 orët e fundit, në spitalet angleze u konfirmuan zyrtarisht 62 viktima si pasojë e Coronavirusit.
Foshnja 13-ditëshe ishte viktima e vetme e regjistruar nën moshën 20-vjeç nga vdekjet e 24 orëve të fundit prej Covid-19.

Të tjera
-
18:29 | 19 Shkurt 2021
-
18:25 | 19 Shkurt 2021
-
18:13 | 19 Shkurt 2021
-
18:11 | 19 Shkurt 2021
-
18:03 | 19 Shkurt 2021
-
17:59 | 19 Shkurt 2021
-
17:52 | 19 Shkurt 2021
-
17:49 | 19 Shkurt 2021
-
17:43 | 19 Shkurt 2021
-
17:41 | 19 Shkurt 2021
-
17:37 | 19 Shkurt 2021
-
17:34 | 19 Shkurt 2021