×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Conte: Ekziston mundësia e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe që përfundon më 31 korrik, të zgjatet.

    Gjendja e jashtëzakonshme në Itali përdoret kryesisht për të lehtësuar dhe përshpejtuar vendimmarrjen dhe masat për të luftuar efektet e një tërmeti, përmbytjeje ose fatkeqësie tjetër, në këtë rast epidemia e COVID -19.

    “Në mënyrë të arsyeshme, ekzistojnë kushte për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit pas datës 31 korrik “, theksoi Conte për shtypin në Venecia, raprton ATSh.

    “Gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për të mbajtur nën kontroll virusin. Ne ende nuk kemi vendosur, por ne po lëvizim në mënyrë të arsyeshme në këtë drejtim”, shtoi ai.

    “Ky është një vendim kolektiv që do ta marrim në Këshillin e Ministrave (…) dhe një zgjatje e mundshme do të thotë që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme, madje edhe të një dimensioni të vogël”, nënvizoi kryeministri italian.

    Vendi i parë i prekur në Evropë, Italia është prekur rëndë nga pandemia e COVID-19 me 35 000 të vdekur dhe më shumë se 242 000 raste.

    Sëmundja duket sot nën kontroll me 12 të vdekur në 24 orët e fundit nga 15 të mërkurën dhe 30 të martë,, edhe pse numri i rasteve është rritur për të dytën ditë radhazi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. Siç raporton Top Channel, çështja është regjistruar ditën e sotme...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi pasi rimori...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Më 1 mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel...
    Vip21 Mars 2025
    Ditën e djeshme qarkulluan emrat e parë që po përfliten të jenë pjesë e kastit të ‘Ferma VIP’. Bëhet fjalë për emra...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka...
    Lajme21 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi...
    Kronika21 Mars 2025
    Dy persona janë arrestuar sot pasi më 8 mars kishin vjedhur në një market gjësende në vlerë të 400 eurove, në rrugën...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, me përcjellje të EULEX-it është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.