Gjuha:
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Çokollata, përveç që e bën një person të lumtur, është gjithashtu shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë.

    Studimi, i zhvilluar nga shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë Baylor në Houston të SHBA-së, zbuloi se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë i mban enët e gjakut të zemrës të shëndetshme.

    Studimi i botuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, shqyrtoi gjashtë studime të mëparshme të cilat hulumtuan lidhjen mes konsumit të çokollatës dhe sëmundjeve të arteries koronare gjatë 50 vjetëve të fundit.

    Në këto studime, në të cilat të dhënat e tyre i ofruan 336.228 pjesëmarrës për konsumin e çokollatës, u vërejt se gjatë nëntë viteve 14.043 vuanin nga sëmundja e arterieve koronare ndërsa 4.667 prej tyre kishin atak në zemër.

    Ekspertët deklaruan se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arteries koronare me 8 % në dallim nga ata që konsumojnë çokollatë në interval më të gjatë.

    “Hulumtimi ynë tregon se çokollata ndihmon në mirëmbajtjen e zemrës së shëndetshme. Në të kaluarën, hulumtimet klinike zbuluan se çokollata është e mirë si për tensionin e gjakut ashtu edhe për enët e gjakut. Çokollata përmban lëndë ushqyese si flavanoidi, metilksantin, polifenol dhe acid stearik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe ngritin kolesterolin e mirë”, theksoi Chayakrit Krittanawong, një nga pjesëmarrësit e studimit./atsh/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lifestyle21 Mars 2023
    Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035, nëse nuk ndërmerren veprime...
    Lifestyle20 Mars 2023
    Mund të mendoni se është thjesht një efekt anësor i bezdisshëm i gjumit, por në fakt, gërhitja mund të jetë më e...
    Lifestyle20 Mars 2023
    Nikotina është një substancë kimike në përbërjen e cigareve dhe shërben si një stimulues që mund të bllokojë funksionimin normal të qelizave...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.