×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    CNN: Shkencëtarët holandezë zbulojnë një organ të ri

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Është e vështirë të imagjinohet se ende ka një pjesë të trupit të njeriut, që mjekët dhe shkencëtarë nuk kanë arritur ta zbulojnë.

    Por kjo është pikërisht ajo, që një grup shkencëtarësh nga Holanda besojnë se kanë zbuluar. Ata thanë se kanë arritur të zbulojnë gjëndra të neglizhuara më parë, që janë fshehur në pjesën e kafkës, përkatësisht në regjionin ku takohen zgavra e hundës dhe e fytit.

    Shkencëtarët kanë zbuluar këto gjëndra, të cilat i kanë emërtuar si gjëndra tubare, gjatë një skanimi të kryer me pacientë me kancer. Ata më pas vëzhguan skanimet e kokës dhe qafës edhe të 100 individëve të tjerë dhe disektuan dy kufoma, një mashkull dhe një femër.
    Zbulimi ishte mjaft magjepsës, por autorët janë ende pak skeptikë në lidhje me këtë.

    “Ne nuk besojmë se është e mundur të zbulojmë një gjë të tillë në vitin 2020”, tha Valstar, autor i studimit. “Është shumë e rëndësishme, që këto prova të përsëriten me pacientë të ndryshëm dhe të bëhen eksperimente të tjera”, shtoi ai.

    Gjëndrat nuk mund të shihen me metoda tradicionale siç është ultrazëri, skanimet e topografisë kompjuterike apo rezonancës magnetike. Ato ishin vërejtur vetëm kur janë përdorur disa metoda skanuese më të avancuara, që zakonisht përdoren për detektimin e kancerit të prostatës.

    Sipas shkencëtarëve, duhet ende eksperimente të tjera për të konfirmuar nëse këto gjendra mund të konsiderohen si një entitet i ri anatomik dhe funksional, apo janë pjesë përbërëse të gjëndrave të pështymës./CNN/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.