[wp-story]

Lajme

“Çmenden” serbët pas vendosjes së flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës

“Çmenden” serbët pas vendosjes së flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës
08:07 | 16 Gusht 2019

Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë e Artanës po i pengon mediet serbe.

Një flamur i madh i Kosovës i vendosur në kalanë e Artanës, po del të jetë pengesë për mediumin publik serb “RTS”.

Madje ky televizion, kalanë e Artanës e ka konsideruar si “kështjellë mesjetare serbe”.

“Institucionet e Kosovës e kanë vendosur flamurin e Kosovës në kalanë mesjetare serbe në afërsi të Novobërdës”, shkruan RTS.

Sipas televizionit publik serb, flamuri i vendosur mund të shihet edhe nga rrugët përreth.

“Pranë Kishës së Shën Nikollës, u ngrit një flamur tjetër i Kosovës dhe u ngritën disa tenda ushtarake në të cilët qëndrojnë persona  me uniformë”, shkruan më tutje ky medium.

Sipas RTS-së, autoritetet e Kosovës kohë më parë e kanë miratuar mbajtjen e meshës katolike në mbetjet e kishës ortodokse serbe të Shën Nikollës në Artanë

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera