Ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi, u gjet i vdekur në një mal, në afërsi të liqenit të Badovcit, dje.
Policia në raportin e saj 24 orësh e ka cilësuar këtë rast si vdekje të dyshimtë.
Për këtë arsye, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë rreth këtij rasti.