×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë?

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksivoiq.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, ata dyshohen se bashkë më një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme luftarake, të rënda, me dashje, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake.

    Fillimisht, thuhet se kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granata dhe armë të ndryshme, me ç’rast tek ura afër Manastirit, ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor Alban Rashiti.

    Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

    I pandehuri Dushan Maksivoiq thuhet se më 24 shtator 2023, rreth orës 02:45, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, me dashje iu ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të grupit të organizuar terrorist, të armatosur me armë të rënda të llojeve të ndryshme luftarake, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjes e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

    Prokuroria ka vlerësuar se duke marrë parasysh faktin se të pandehurit janë shtetas të Serbisë dhe nuk kanë vendbanim të konfirmuar dhe rrethanat që e karakterizojnë veriun e vendit, ekziston rreziku që nëse lihen të lirë do të arratisen nga Kosova dhe do të ikin në Serbi ose në ndonjë vend tjetër.

    Madje, në këtë kërkesë, Prokuroria potencon se mundësinë e arratisjes duhet ndërlidhur me faktin se shumica e të dyshuarve, aktualisht gjenden në liri.

    Aty thuhet se është vlerësuar se duke marrë parasysh veprën penale dhe mënyrën dhe rrethanat të cilat është kryer vepra si dhe pasojat e saj nga të cilat është vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku si dhe është plagosur polici tjetër, Alban Rashiti, tregon mjaftueshëm se nëse të pandehurit lihen në liri mund të tentojnë t’i ndryshojnë provat duke ndikuar tek të tjerët që gjinden në liri.

    Në kërkesën e PSRK-së, potencohet se pesha e veprave penale është e rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre tejet e lartë sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me sigurinë e vendit.

    Tutje, thuhet se Prokurori Special duke u bazuar në rrethanat e rastit, ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve është mësë i deomosdoshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi Gjinor dhe Praktika të Dëmshme ndaj Vajzave”, ka...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Krimeve ekonomike dhe Korropsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit ka treguar njohjen e ish-presidentit të Kosovës me Naim Murselin, i cili porositi vrasjen e gruas...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti...
    Kronika04 Dhjetor 2023
    Janë lënduar katër persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Për Front Online detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që t’ua ndalojë vizitat, telefonatat...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.