×
Zgjedhjet 2025

Çka mbetet kur fëmijët tanë ikin? Daut Haradinaj me kampanjë të re

FrontOnline
04 Shkurt 2025

Në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë emigrimin si opsion për kushte më të mira, ajo çka prindërit e tyre duan është t’i shohin fëmijët të punojnë e të krijojnë familje në Kosovë, në vendin e tyre.

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar pjesën e dytë të kampanjës së tij më të re, “Çka mbet?”, e cila flet për emocionet e pa përjetuara në mungesë të fëmijëve të tyre.

Kampanja shfaq momente si: dëshirën e të rinjëve për të qëndruar në vendin e lindjes, por edhe një ndjenjë të fortë të mungesës së mundësive për të krijuar një jetë të qëndrueshme këtu. Edhe në tubimet elektorale, Daut Haradinaj vazhdimisht ka theksuar se është koha që të krijohen kushte më të mira për të rinjtë që ata të qëndrojnë në Kosovë.

Ai beson se është e nevojshme të krijohen mundësi për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të punës, që t’i ndihmojë ata të kontribuojnë për atdheun dhe të ndjehen të sigurt në vendin e tyre.

Në fund, kampanja “Çka mbet?” është një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës: Çka mbetet, kur rinia ikën dhe kur vendi mbetet i zbrazët? A mund të ndryshojmë këtë realitet dhe të ndihmojmë që të rinjtë të kenë mundësi për të qëndruar dhe kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më të qëndrueshme?

“Me Daut Haradinaj, si përfaqësues i zërit të popullit në një qeverisje me Kosovën fituese, po! Votoni për një të ardhme më të mirë. Votoni për Daut Haradinajn”.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme13 Shkurt 2025
Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
Lajme13 Shkurt 2025
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
Lajme13 Shkurt 2025
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
Lajme13 Shkurt 2025
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
Vip13 Shkurt 2025
Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.