×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Çka ka ndodhur me 2.1 milionë € e vjedhura nga Thesari? Flet zv/ministri i Financave

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Mjekët, policët e mësimdhënësit po.

    E hairin, miratimit të buxhetit për vitin 2021, pos tyre do t`ia shohë edhe një kategori tjetër.

    Ata që humbën vendin e tyre të punësnë tre muajt e fundit: tetor, nëntor dhe dhjetor – shkaku i pandemisë do të paguhen me nga 300 euro për 3 muaj radhazi.

    Implementimi i pagesave pritet të ndodh tek në shkurt të vitit të ardhshëm, meqë Ministrisë së Financave, i kanë mbetur edhe disa punë për t`i kryer.

    “Besoj që në muajin Janar do të punojmëintensivisht që të saktësojmë kriteret dhe numrin e atyre që e kanë humbur vendin e punës.Në mënyrë që në shkurt të jemi tëgatshëm ta ekzekutojmë dhe përmbushim këtë dispozitë ligjore”, u shpreh zv/ministri i Financave, Kushtrim Brahimaj.

    Ndihmë në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë edhe për bizneset që pësuan gjatë pandemisë.

    Veçse edhe këto të fundit do të duhet të presin.

    Zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj, tregon arsyen.

    “Tash nuk mund të flasim për buxhetin e vitit 2021. Edhe ashtu ligjërisht nuk guxojmë ta shpenzojmë buxhetin e vitit 2021 në vitin 2020”, u shpreh ai për Front Online.

    E ka diçka që nuk varet më nga Ministria e Financave.

    Nga ky dikaster thonë se rasti i vjedhjes dhe rikthimit të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është lënë krejtësisht në duart e drejtësisë.

    “Faktikisht nuk është kthyer asnjë. Ka bllokadë të mjeteve aty ku kanë qenë dhe ato mjete pasi të kryhen procedurat dhe pasi që të ketë një vendim gjyqësor mund të kthehen në thesar”, tregoi zv/ministri Brahimaj për Front Online.

    Nga Ministria thanë se organet kompetente po merret intensivisht me zbardhjen e kësaj vjedhjeje.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.