×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka është siguria kibernetike, për të cilën njeriu kryesor në Kosovë u emërua Zafir Berisha?

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Politikani Zafir Berisha është emëruar sot koordinator kombëtar për Siguri Kibernetike, një pozicion ky që e bën atë të jetë njeriu kryesor i Kosovës në këtë fushë. Por, me çka do të merret z.Berisha – që shquhet për gabime të shumta drejtshkrimore?

    Siguria kibernetike është praktika e mbrojtjes së kompiuterëve, serverëve, pajisjeve mobile, sistemeve elektronike, rrjeteve dhe të dhënave nga sulmet malicioze nga grupet e caktuara private apo edhe shtetet.

    Ajo njihet ndryshe edhe si siguri e informimit teknologjik, apo siguri e informacionit elektronik, përcjell Periskopi.

    Kërcënimet globale kibernetike vazhdojnë të zhvillohen me një shpejtësi marramendëse, dhe Kosova nuk bën përjashtim nga një gjë e tillë.

    Sipas një raporti nga RiskBased Security u zbulua që 7,9 miliardë rekorde ishin ekspozuar nga thyerjet e të dhënave vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2019. Këto shifra përbëjnë më shumë se dyfishin (112%) të numrit të rekordeve që ishin ekspozuar në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

    Tipet më të shpeshta të kërcënimeve të sigurisë kibernetike janë trillojëshe: Krimet kibernetike që përfshijnë akterë të vetëm apo grupe që targetojnë sisteme të ndryshme për përfitime financiare apo për të shkaktuar trazira; sulmet kibernetike që zakonisht përfshijnë mbledhje informacionesh për motive politike; terrorizmi kibernetik që ka për qëllim të minojë sistemet elektronike për të shkaktuar panik apo frikë.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Ndërkohë që Lindja e Mesme është në mes të frikës për një luftë të madhe që do të ishte tragjike për rajonin,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tash deputet i pavarur e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai në “Pressing”...
    Sport15 Prill 2024
    Pep Guardiola ka shijuar shtatë sezone të mbushura me trofe me Manchester Cityn, por jo të gjitha 10 nënshkrimet e tij të...
    Lajme15 Prill 2024
    Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, është duke marrë pjesë në Forumin Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar...
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.