×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospunë dhe se i ka shkaktuar Kosovës izolim ndërkombëtar dhe se këto, sipas Çitakut, po përpiqet ta mbulojë duke e atakuar PDK-në se ka lobuar kundër largimit të sanksioneve të BE-së.

    Çitaku, në një konferencë për media, tha se lidhur me këto akuza, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

    “Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por Partinë Demokratike. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo.

    Çitaku theksoi se masat ndëshkuese Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti me “kryeneçësinë e tij” dhe “Qeverinë e paaftë e me mentalitet shkatërrues e Lëvizjes Vetëvendosje”.

    “Tani, në gërhamat e fundit të humbjes së tyre, eksponentë të pushtetit, të cilët nuk e kanë bërë asnjë hap për t’i larguar këto masa, duke u përpjekur t’i ikin përgjegjësisë për izolimin ndërkombëtar që ia kanë shkaktuar Kosovës, po e atakojnë PDK-në. Përkundrazi, PDK vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e sanksioneve nga Bashkimi Evropian, në çdo takim që zyrtarët tanë kanë pasur me përfaqësues të BE-së. Këtë apel e ka bërë edhe kryetari Memli Krasniqi në takimet e njëpasnjëshme në Bruksel, dhe në takimin me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhey”, tha ajo.

    Ajo tha se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar “në mbrojtjen interesave shtetërore të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”.

    “Kosovës nuk i duhet një Qeveri që përpiqet të mbajë pushtetin përmes dezinformatave, shpifjeve dhe akuzave të pabazuara. Kosova meriton një Qeveri që punon me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e saj. Kosova meriton një Qeveri që e kthen atë në kursin e zhvillimit dhe të integrimit”, theksoi Çitaku.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në kampin Bondsteel për të festuar Festën e Falënderimeve (Thanskgiving) bashkë me ambasadorin amerikan. Ajo aty ka...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, këtë të premte e mori detyrën e presidentit të Këshillit Evropian, të cilën pozitë do ta mbajë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Tajvani ka hequr regjimin e vizave për kosovarët. Minsitri ka shkruar se...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit, duke e quajtur...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke thënë se në këtë ditë të madhe...
    Sport29 Nëntor 2024
    Vera e vitit 2025 do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete ndërkombëtare në basketboll. Kosova do të paraqitet me pesë grupmosha...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident me fatalitet që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Hani i...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka thënë se mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial është duke pamundësuar efikasitetin...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës apelon tek qytetarët se të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.