Lajme

Çitaku për Srebrenicën: Vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë ta harrojnë historinë, serbët e mbajnë të tyre

Çitaku për Srebrenicën: Vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë ta harrojnë historinë, serbët e mbajnë të tyre
21:37 | 10 Korrik 2020

Ambasadorja e Kosovës në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter ka kujtuar masakrën e Srebenicës.

Çitaku tha se vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thanë që ta harrojnë historinë, derisa serbët e mbajnë të tyren.

“Po e citoj një mik: Shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë që ta harrojnë historinë në mënyrë që të vazhdojnë para. Vetëm serbët po e mbajnë historinë e tyre dhe këtë po e shohin të gjithë”, shkroi Çitaku.

Tutje, ajo tha se revizionizmi është i rrezikshëm dhe ndëshkimi është kriminal.

“Revizionizmi është i rrezikshëm. Mosndëshkimi është kriminal”, shtoi Çitaku.

Kujtojmë se gjatë luftës Serbo-Boshnjake masakruan 8000 civilë në Srebrenicë, e që më pas do të njihej si “Masakra e Srebrenicës”.

Derisa gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe vranë më shumë se 10 mijë shqiptarë në Kosovë.

Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi

Të tjera