[wp-story]

Lajme

Çitaku: Nuk kemi nevojë të shkojmë larg për t’i gjetur heroinat në mes nesh

Çitaku: Nuk kemi nevojë të shkojmë larg për t’i gjetur heroinat në mes nesh
16:36 | 14 Shtator 2019

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka rikujtuar sakrificën e grave në Kosovë gjatë kohës së okupimit serb.

Çitaku me këtë rast ka theksuar sfidat dhe ballafaqimin e grave dhe vajzave në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe vendit.

Postimi i plotë:

Viti 1990. Nana me motrën Jetën ( Jeta ka qenë 4 vjeçe ) në tubimin e grave kundër suspendimit të autonomisë.

Nanën nuk e ka ndalë asgjë kurrë. Sot me krenari shfaqim fotografitë e grave që marrin fëmijët në salla parlamenti.

E pra, ja nana ime, para 30 vitesh, me vajzën e vogël në tubim protestues.

Nuk kemi nevojë të shikojmë shumë larg për t’i gjetur heroinat mes nesh.

Nana ❤️♥️????

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera