×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku, Kurtit për gazpërçuesin: Ka diskurs përçmues ndaj SHBA-së, po e redukton në gypa sigurinë energjetike

    FrontOnline
    19 Tetor 2021

    Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka komentuar vlerësimet e Raportit të Progresit dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës nga Komisioni Evropian.

    Lidhur me çështjen e Asociacionit, Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së PDK-së, u shpreh se nëse duhet zbatuar në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do përbënte shqetësim.

    ”Ajo çfarë do të vlerësoj unë është mënyra se si Qeveria do t’i përgjigjet raportit të progresit. Një gjë më shqetësoi, kishte disa formulime shqetësuese lidhur me dialogun, aksionet në veri, etj”.

    ”Zbatimi i Asociacionit bazuar në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë shqetësim. Nëse ka diçka tjetër, për të cilën ne nuk dimë, atëherë ne duhet ta pyesim qeverinë”.

    ”Mirëpo pjesë e marrëveshjes për Asociacionin ka qenë edhe që ai document do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka dhënë rekomandimet, dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne duhet ta bëjmë Asociacionin, por jo të themelojmë nivel të tretë të pushtetit”.

    Ndërkaq në Rubikon  të KlanKosovës, Vlora Çitaku, kritikoi edhe qasjen e qeverisë kosovare në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gazpërçuesit.

    Sipas saj, kryeministri Kurti po përdor diskurs përçmues ndaj Amerikës.

    ”Ka tema rreth të cilave duhe ta kritikojmë qeverinë. Çështja e gazpërçuesit, është gabim strategjik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe përveç kësaj që do t’na kushtojë, mua po aq sa më shqetëson gabimi, më shqetëson edhe diskursi”.

    ”Dhe nuk është hera e parë që përdoret një diskurs përçmues në raport me SHBA-të. Më herët kemi dëgjuar ”Shtëpia e Verdhë”, tash si kishte thënë kryeministri ‘’Nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa’’, ai po e redukton në gypa çështjen e sigurisë energjetike të Kosovës, diversifikimit dhe kushdo që e njeh pak këtë fushë, dhe unë nuk jam eksperte, e di fare qartë që gazpërçuesi që na është ofruar neve, është kundërpërgjigjie e drejtpërdrejtë e Amerikës karshi gazpërçuesit rus. Këto janë shumë të thjeshta”.

    ”Kjo është një nga ato vendimet strategjike, të cilat merren një herë, jo dhjetë herë. Fatkeqësisht ne si opozitë të gjithë së bashku i kemi numrat e kufizuar në Parlamentin e Kosovës. Ne përveç interpelancave, përveç debateve parlamentare, hapjes së debatit publik, ne kemi shumë mundësi të kufizuara që të bëjmë diçka më shumë, duke përdorur instrumentët demokratik. PDK ka pasur qëndrim të qartë që nga dita e parë për gazpërçuesin”, u shpreh Çitaku.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.