×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Cima i mbulon sytë me maskë, jo gojën dhe hundën. Tregon arsyen e fortë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Maskën e ka vendosur në një mënyrë krejt të pazakontë.

    E, për këtë veprim, humoristi i shquar Rasim Thaçi (Cima) e ka një arsye.

    Ai është shumë i zhgënjyer me gjithçka që po ndodh në Kosovë.

    Në një rrëfim për Front Online, ai thotë se nuk po sheh e as nuk po dëgjon asgjë të mirë në këtë vend.

    “Unë për vete, mendoj se nuk po shohë asgjë mirë, le që nuk po shoh po as nuk po dëgjoj mirë. Unë kam kërkuar mirë, kom pa mirë. Ju të dy po mëdhimbeni për të ardhëm, nuk po shohë ndonjëperspektivë për të ardhmen, kjo ishte pse maskën e vendosa në sy. Është mirë me ngjit njëedhe në gojë, e një në sy, sepse fol e ‘rrujë vo’’, shprehet ai.

    Cimës nuk po i pëlqen as gjuha që po përdorët në Kuvendin e Kosovës.

    Ai duke e parë gjuhen e deputetëve në Kuvend shpeshherë ka menduar se ata  do të përleshën edhe fizikisht.

    “Punën  tyre nuk po e shohëmirë. Në Kuvend janënjerëz të shkolluar, po gjuha tëcilën ata po  e flasinështë për me u frikuar. Unë e di e kuptoj, unëshumë herëthem qysh po shahen e duan të rrahën po njëri më ka thënë se këta pinë kafe bashkë, e unëmendoja se tash kanë me u rrah, megjithatë gjuha të cilën po e flasin është e keqe”, thotë ai.

    Cima bashkë me dy humoristët e njohur Lecin dhe Qumilin, apo siç ishin të njohur me “Treshi Përsheshi”, për më  shumë se 30 vjet me skeçet e tyre argëtuan popullin e Kosovës në kohët me të vështira edhe atëherë kur për një rol regjimi i Milloshiviqit të fuste në burg.

    Të gjithë me padurim e prisninditën e shtunë, apo festat e fund vitit që të qeshnin me humorin e tyre pavarësisht sfidave që  ata kishin për ta realizuar njëskeç humoristik.

    E kohën e “Treshi Përsheshit” e kujton me nostalgji.

    Por pas shumë vjetëve, ai nuk po pajtohet me gjuhën që po përdorët tani nëhumor.

    “Me të thënë tëdrejtën kjo, unë pajtohem qënganjëherë gjatë njëskeçi mundesh diçka me fol ndonjëfjalë, por një herë që ndoshta është momenti qënëse ti nuk e fol origjinal i hup, pajtona, por disa po i shohëçdo njëminutë flasin fjalë të ndyta, shajnëetj. Nuk është mirë sepse atë e shohin fëmija familjarët etj, megjithatë nuk pajtohem me këto fjalë”, shprehet tutje ai.

    Gjuha që po përdoret në skeçet humoristike tani në Kosovë, nuk po i pëlqen as kryeredaktorit të“Treshi Përsheshit”, Mustafë Halilit.

    Halili i cili përdisa vite ka marrë barrën që humori i “ Treshi Përsheshit”, tëtransmetohet në RTP, po thotë se gjuha që po përdorët tani në skeçet humoristike po kalon në vulgarizim.

    “Ky i sotit ështëdiçka tjetër këtu temat janë të lira, nuk ka kërcënime që kanë me të qu në burg dhe tash është edhe gjuha, është tjetër është më liberale shpesh kalon nëvulgarizim dhe vulgarizmi e dëmton. Këto sharje janë tëpadurueshme, por sido që të jetë unë mendoj se këta regjisorë qëpunojnë sot janëtë mirë edhe ka skeçe të mira, ka vepra humoristike të mira tëcilat premtojnë që në të ardhmen shkojnë duke u përmirësuar”, shprehet ai për Front Online.

    Liria e shprehjes në kohen kur “Treshi Përsheshi bënte humor ishte sfidë.

    Cima gjatë intervistës për Front Online ka rrëfyer momentin kur policia e Jugosllavisë e merrte në pyetje kryeredaktorin e tyre, Mustafë Halilin.

    “Me të thënë të drejt përveç në sistemin e Jugosllavisëpërveç njëpërqindje nuk kemi guxuar me shfaqëkrejt atë edhe pse kryeredaktori ka qenë ai që ka rrezikuar shumë, shumë herë ai e ka pru vetën d.m.th. me u marr nëpyetje prej policisë”, thotë ai.

    E Mustafë Halili i cili e kishte barrën më të madhe për transmetimin e skeçeve humoristike, tregon momentin kur është suspenduar nga puna pasi qëështë përmend gjatë njëskeçi fjala “Republikë”.

    “Rastin mëeklatant ka qenë një skeç i lidhur me Republikën edhe është përmendur Republika. Ju e dini qëështë një lloj sheshiri që thirret Republikë, ne e kemi përdorë atë sheshir që të themi se s’kemi pasë Republikë e po duam Republikë, ajo punë ka qenë e madhe mua më kanë suspenduar”, thotë ai për Front Online.

    Cima thotë se zhvillimi i teknologjisëi ka dëmtuar materialisht, pasi që tani në treg nuk shiten CD-ja, të cilat dikur kushtonin 20 euro.

    “Përpara kanëqenë kasetat, CD-ja ato janë shti 20 euro e nëperëndim më shtrenjtë, kur u zhduk kasetomania filloi teknika CD, interneti, na ka dëmtuar shumë”, tha tutje ai për Front Online.

    Si sfidë për të bërëhumor tani Cima e sheh mënyrën e financimit, pasi qësiç thotë ai tani televizionet nuk ipaguajnë dhe biznesmenët të cilët shpeshherë ifinancojnë përzihen në skenar, gjë e cila nuk ka ndodhur në tëkaluarën.

    Por, kush janë sipas Cimës tani humoristët më të mirë?

    “Nuk është mirë se tani mos me i përmend disathonë a Cimë unë jam më i mirë pse nuk mëpërmende mu, shiko përveç meje këta shumica janë të ri. Unë kisha me thënë Stupcat janë të mirë, ‘Çka ka Shpija’ janë të mirë, mirëpoështë një ekip nja dy a tre edhe ata janë tëmirë, por ata e kanë emisionin ata çdo dhjet sekondashajnë, ata e bëjnë me vetëdije edhe televizioni i financon me kusht që ai emision me u dhanë pas 10-ve”, thotë tutje Cima për Front Online.

    Humoristët e rinj sipas Cimës, duhet ta provojnë vetën në Stand Up, pasi qësiç thotë ai, vetëm këtu mund ta shohin vetën se a janë për humor.

    Në fund, ai e kujtoi edhe një nga skeçet e tij, për të cilin thotë se me njëdasmëi doli problem me një dasmor.

    (Rrëfimi i skeçit)

     

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.