×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cili është shkencëtari i Spanjës që u kthye në “hero” të krizës së COVID-19?

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Virologë dhe epidemiologë të panjohur më parë janë bërë emra të famshëm në një numër vendesh, ku qytetarët presin me padurim vlerësimin dhe këshillat e tyre mbi pandeminë e koronavirusit.

    Njëri ndër ta është edhe Dr. Fernando Simón, shefi i urgjencës shëndetësore në Spanjë, i cili fitoi vëmendjen me qasjen e tij të thjeshtë, duke u bërë fytyra e luftës kundër COVID-19.

    Përditësimet e tij të drejtpërdrejta dhe të hollësishme mbi evolucionin e epidemisë, të kombinuara me empatinë dhe durimin, e kanë shndërruar atë në një ikonë popullore për shumë spanjollë.

    Dhe përveç vlerësimeve rreth tij, tanimë ka edhe bluza dhe çanta të zgjedhura me imazhin e tij. Simón është i vetëdijshëm për vëmendjen dhe ka një mesazh për ata që përdorin fytyrën e tij tani të njohur.

    “Unë jam i kënaqur që njerëzit po përfitojnë nga imazhi im për të krijuar një biznes. Ajo që unë do të doja më shumë, nëse është e mundur, është se ndoshta ata mund të dhuronin një përqindje të vogël të atyre përfitimeve për OJQ-të”, ka thënë të premten Simón.

    Simón pati një periudhë të vështirë kur u akuzua nga politikanë konservatorë dhe media për fshehjen e informacionit në lidhje me pandeminë në mënyrë që të lejonte demonstratat e Ditës Ndërkombëtare të Grave të zhvilloheshin në 8 Mars.

    Por kur ai rezultoi pozitiv me koronavirus në fund të marsit, rasti i tij ngjalli një mbështetje mbarëkombëtare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Sot me fillim nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Për herën e 46-të, deputetët e zgjedhur...
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.