×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cilat janë pasojat e mungesës së vitaminave kryesore në trup?

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për funksionimin normal dhe secila prej tyre ka një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë.

    Shpesh shtrohet pyetja se si të njohim mungesën e vitaminës dhe të kompensojmë vitaminat që mungojnë.

    Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë. Vitaminat B dhe vitamina C treten lehtësisht në ujë dhe ekskretohen nga trupi ynë përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato.

    Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen nga disa ditë deri në disa muaj.

    Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për funksionimin normal. Ushqimi jo i duhur, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji ndikojnë në humbjen e vitaminave.

    Me ushqimin e duhur dhe suplementet ushqimore, ne mund të rrisim marrjen e disa vitaminave në trup.

    Vitamina A

    Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative të syve, psoriasis, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i imunitetit, infeksionet vaginale dhe respiratore dhe çrregullimet e tretjes.

    Vitamina B

    Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe imuniteti i dëmtuar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminës B.

    Tregues disi më kompleks janë demenca, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve, si dhe prirja për infeksione.

    Vitamina C

    Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta njohim atë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.

    Vitamina D

    Vitamina e diellit, siç quhet shpesh, vitamina D është e vështirë për trupin të prodhohet në dimër.

    Mungesa e kësaj vitamine karakterizohet me dhimbje kockash, dobësi dhe dhimbje dhe ngërçe të muskujve, djersitje të tepërt, presion të lartë të gjakut, përqendrim të dobët dhe dhimbje koke.

    Vitamina E

    Mungesa e vitaminës E karakterizohet me sëmundje kronike të mëlçisë, mungesë koordinimi të lëvizjeve, paralizë të muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, anemi të lehtë, katarakte, hiperpigmentim dhe rritje të ngadaltë tek fëmijët.

    Vitamina K

    Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosje e lehtë./FrontOnline/

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Shtator 2023
    Mëlçia është organ shumë “i punësuar” dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksineve në organizëm,...
    Lifestyle28 Shtator 2023
    Dashi Dita e sotme do jetë plot diell dhe ngjyra. Plutoni do ua zbukurojë çdo çast. Për ju që keni një lidhje...
    Lifestyle27 Shtator 2023
    Ditët e sotme, gjithnjë e më shumë po ndeshemi me ndryshim të dietave dhe tendencave ushqimore, shfaqet një perspektivë magjepsëse që po...
    Të tjera
    Sport28 Shtator 2023
    Milani thuhet se e mbylli vitin financiar 2022/23 me një fitim neto prej 6 milionë euro, rezultati më i mirë që nga...
    Vip28 Shtator 2023
    Fjolla Morina është bërë tejet aktive në rrjetet sociale. Pas disa akuzave të komentuara ndaj disa prej emrave të njohur të shoëbizz-it...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë sot një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Atje, ai tha se forcat ukrainase...
    Lajme28 Shtator 2023
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë”...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.