×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilat do të jenë sfidat për qeverinë e ardhshme?

    FrontOnline
    06 Shkurt 2021

    Me sfida të njëjta sikur qeveritë paraprake, pritet të përballet edhe ekzekutivi i ri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Menaxhimi me pandeminë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, dialogu me Serbinë dhe zgjedhja e presidentit pritet të jenë ndër sfidat e fituesit të zgjedhjeve të parakohshme. Madje, çështja e presidentit, përveç qeverisë do të jetë sfidë edhe e Kuvendit, rrjedhimisht partive parlamentare, për të mos shkuar sërish vendi në zgjedhje të reja.

    Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë për KosovaPress se çështja e parë me të cilën do të ballafaqohet fituesi i zgjedhjeve dhe partitë në Kuvend është posti i presidentit.

    “(Zgjedhja e presidentit) Do të jetë sfidë e Kuvendit dhe sfidë e partisë që i fiton zgjedhjet. Tashmë i kemi të qarta procedurat që janë sqaruar dhe dihet. Partia që i fiton zgjedhjet, përveç që do të ketë nevojë për një partner në qeveri, me gjasë do të ketë nevojë edhe për një partner të domosdoshëm për të krijuar kuorumin e nevojshëm për 80 deputetë për të filluar proceduat për zgjedhjen e presidentit”, thotë ai.

    Krahas kësaj, analisti politik, Ramush Tahiri thotë se sfidë për qeverinë e ardhshme do të jenë edhe reformat në shëndetësi dhe arsim.

    “Sfidë është rimëkëmbja ekonomike, sfidë janë reformat. Reformat në shëndetësi, arsim dhe jetën e përditshme. Sfidë kryesore e Kosovës është punësimi, hapja e vendeve të punës dhe tërheqja e kapitaleve. Po dëgjoj dhe shoh se premtojnë investime të mëdha, premtojnë rritjen e borxhin publik duke marrë 600-700 milionë nga bankat e ndryshme”, pohon Tahiri.

    Përpos përqendrimit në çështjet si shëndetësia e ekonomia, qeveria e re do të ketë barrën e vazhdimit të dialogut me Serbinë. Pikërisht këtë çështje Allen Meta nga D4D e cilëson si sfidë për ekzekutivin e dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme.

    “Çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria e ardhshme të cilat janë parësore me të cilat duhet të ballafaqohet janë ekonomia dhe shëndetësia. Pasi ende nuk dihet fundi i pandemisë, ndërsa, në bazë të numrave që janë tashmë nga odat ekonomike të ndryshme del që ka mjaft mungesë të madhe të zhvillimit ekonomik. Gjithsesi këto dyja duhet të jenë në fokus. Mirëpo fokusi nuk duhet të jetë vetëm tek këto, pasi do të ketë edhe tema të tjera të cilat qeveria domosdo do të merret, e që është edhe dialogu Kosovë-Serbi. Zgjedhja e një presidenti të ri nuk është më opsion, është domosdoshmëri, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen. Prilli është data e fundit kur partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje që do të finalizonte një emër për president”, deklaron Meta.

    Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen me 14 shkurt, derisa partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore e cila pritet të zgjasë deri më 12 shkurt.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri. Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor...
    Kronika23 Prill 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut...
    Kronika23 Prill 2024
    Dy policë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës së djeshme në Gllarevë, ku disa persona kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Lidhur...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili ka thënë se...
    Lajme23 Prill 2024
    Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në redaksinë e Front Online janë dërguar...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord në parim mbrëmë për të zgjatur sanksionet kundër Iranit pas sulmit ndaj Izraelit, tha sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.