×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila ishte arsyeja e dorëheqjes së kryetarit të VV-së në Podujevë?

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Ish-kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka mohuar se ekziston arsye tjetër në dorëheqjen e tij nga ky pozicion, përveç moshës.

    Sipas Ajetit, gjeneratat e reja do të kenë mundësi t’i trajtojnë më mirë problemet në këtë komunë. Njëkohësisht hodhi poshtë dyshimet se ai ishte shkarkuar nga kjo pozitë muaj më parë.

    “Arsyeja ishte ajo që unë si kryetar i kësaj qendre kam realizuar objektivat e mia dhe qëllimin tim duke fituar zgjedhjet, objektivat e mia janë realizuar. Qëllimi im ka qenë të lëshojmë rrugë brezit të ri dhe strukturave të reja. Kam vullnet dhe përkushtim, por edhe familja ime meriton të përkushtohet pak, prandaj duhet të shijoj vitet e pleqërisë, jam i pensionuar. Fitorja më ka dhënë vullnet që kur është më së miri, duhet të japë dorëheqje” ka thënë ish kryetari i qendrës së LVV-së në Podujevë, Bajram Ajeti në T7.

    I pyetur nëse Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje për t’i fituar zgjedhjet lokale, Ajeti tha që atë e kanë kundërshtar të përbetuar.

    Madje sipas tij, LDK-ja ka shpifur në mënyrë që të ndikojnë në rezultatin final.

    “Jo, Agim Veliun e kemi një kundërshtar të përbetuar dhe më dhimbset subjekti sepse ka përdorur të gjitha mekanizmat, shpifjet që nuk përkon me dinjitetin e një partie, për t’i fituar këto zgjedhje. Kanë ofruar edhe para, prandaj jam i lumtur që bota e LVV është e pastër” tha Ajeti.

    Ndërkohë, gjatë së dielës u raportua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pa në Podujevë, ndonëse ishte heshtje zgjedhore. Ai u shpreh që lëvizja e qytetarëve nuk mund të jetë e ndaluar.

    Gjatë ditës, Ajeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, konfirmoi dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2024
    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në...
    Lajme21 Korrik 2024
    Një zjarr ka shpërthyer afër lagjes “Marigona Residence”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thanë se është djegur një fushë aty afër....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.