Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Cila është gjendja e pacientëve me Covid në Infektivë? Flet drejtoresha e kësaj Klinike

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Rastet e të prekurve me Coronaviruspo shtohen.

    Ka dhjetë ditë që numri i tyre në Kosovë nuk ka rënë nën 500.

    E kjo ka bërë që të shtohen kërkesat e atyre që kërkojnë trajtim në Infektivë.

    Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Berisha – Ajazi, thotë se tash për tash kanë staf të bollshëm.

    Por, sipas saj, nëse lakorja vazhdon në këtë ritëm, do t`u duhen ta shtojnë numrin e punonjësve, veçanërisht infermierëve.

    “Në Klinikën Infektive kemi mjekë të cilët janë të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë të cilët nga muaji korrik janë duke punuar bashkërisht me ne. Kemi mjekë të tjerë që janë plotësuar me këtë konkursin e dytë dhe specializantët që na kanë ardhur në ndihmë.  Kemi edhe infermierë që janë punësuar nga MSH-ja dhe Banka Botërore. Mirëpo me rritjen e vazhdueshme normal që kërkesat për staf, veçmas infermierë, janë vazhdimisht të nevojshme”, theksoi ajo për Front Online.

    Aktualisht janë gjithsej 107 pacientë që po marrin trajtim këtu, prej tyre 60 në oksigjeno-terapi dhe 9 në respiratorë.

    Në rast se kapacitetet në këtë klinikë mbushen, pacientëve, vend u bëhet në ato të tjera.

    “Numri ndryshon në dinamikë, vazhdimisht pranohen pacientë të ri, por lirohen pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në momentin që kapacitetet mbushen atëherëekzistojnë edhe Klinikat e tjera Covid”,
    theksoi Berisha – Ajazi për Front Online.

    Në Infektivë thonë se zgjidhjen e kanë gjetur edhe sa i përket furnizimit me oksigjen.

    “Kemi dhoma me oksigjen qendror, faktikisht në secilin repart  nga tri dhoma të cilat janë me oksigjen qendror dhe pacientët me gjendje të rëndë shkojnë në dhomat me oksigjen qendror, e pacientët të cilët kanë nevojë për sasi më të vogla vendosën nëpër dhoma me boca të oksigjenit. Për momentin ne nuk kemi probleme”, u shpreh ajo për Front Online.

    Në Kosovë prej fillimit të pandemisë me 13 mars e deri tash si pasojë e infektimit me Coronavirus kanë vdekur 849 persona.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq....
    Lajme21 Mars 2023
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se...
    Lajme21 Mars 2023
    Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.