[wp-story]

Lajme

Cila është data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë?

Cila është data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë?
14:30 | 05 Gusht 2019

Më 22 gusht do të jetë data kur do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës në mënyrë që t’i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve së parakohshme, të cilat priten të mbahen në fundit e shtatorit, apo javën e parë të tetorit.

Kështu është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, teksa të gjitha partitë janë marrë vesh që përveç shpërbërjes të votojnë dhe marrëveshjen ndërkombëtare IPA që Kosovës i sjell rreth 100 milionë euro.

Ftesës për mbledhje të kryesisë i janë përgjigjur të gjithë shefat e grupeve parlamentare, përfshirë dhe atë të Listës Serbe. Derisa, me vonesë kanë hyrë përfaqësuesit e dy partitë opozitare, LDK-së dhe VV-së, pasi janë parë duke u dakorduar me njëri-tjetrin para se të hynë në mbledhje.

Datën për mbajtjen e zgjedhjeve e dha shefi i deputetëve të Nisma-s, Bilall Sherifi, i cili tha se fundi i shtatorit ose java e parë e tetorit pritet të gjejë Kosovën në zgjedhje të reja.

Sherifi gjithashtu, shprehu disa prej arsyeve që pse është vendosur që Kuvendi të shpërbëhet me 22 gusht dhe jo më herët.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera